Ora News – Çështja e kufirit me Greqinë, Rama vlerëson Gjykatën Kushtetuese

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 25 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, autoritetet më të larta në vend vlerësuan punën e insitucionit të çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës. Presidenti Meta, tha se në reformën në drejtësi, Gjykata Kushtetuese duhet të përmbushë misionin e saj ndërsa Rama vlerësoi çështjen e kufirit me Greqinë.
Në 25 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta tha se ky insitucion ia ka dalë të përmbushë misionin e saj.
Meta: Pasi është me shumë rëndësi që sistemi gjyqësor në tërësi, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese duhet të vazhdojë ta përmbushë detyrën sipas ligjit me integritet, përgjegjësi dhe me të njëjtin përkushtim, pavarësisht nga sfidat.
Kryeministri Edi Rama u ndal në rastin ku kjo gjykatë shqyrtoi çështjen e kufirit detar me Greqinë. Rama tha se pavarësisht cështjeve të nxehta, institucionit iu kthye besueshmëria.
Rama: Nëse ka një institucion të gjyqësorit shqiptar ku sot mund të hyhet pa patur turp është pikërisht Gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh shpesh në jetën e një institucioni që të fitojë simpati dhe mbështetje popullore sic ndodh me këtë gjykatë për çështjen e kufirit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ceshtja-e-kufirit-rama-vlereson-gjykaten-kushtetuese/

Share This Video


Download

  
Report form