Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj tha në 360 gradë me gazetarin Artur Zheji se policia ishte në dijeni të grupeve kriminale të kultivimit të kanabisit. Ai tha se policia merrte 30% të sasisë së drogës gjatë kohës që rritej.
Demiraj: Ata kishin një mision për të fituar zgjedhjet, për të mbështetur zgjedhjet. Këtu unë i kam denoncuar gjatë fushatës zgjedhore. Kishte një tendencë që policia të mbështeste një pjesë të grupeve që kishin tendenca kriminale. Këtu janë denoncuar, janë në raporte.
Zheji; Ju mendoni se kjo është maja e ajzbergut dhe ju mendoni se i gjithë ajzbergu i këtij krimi shtetëror do zbardhet?
Demiraj: Si mendoni ju se nuk ka pas dijeni policia lokale?! Komisariati, krimet? Ju e dini tashmë fakte, policia merrte 30% në çdo vend. Dinte, identifikonte grupet dhe ishte pjesë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/demiraj-policia-ishte-ne-dijeni-te-grupeve-te-droges-merrte-30/