Ora News – Opozita njëzëri kërkon heqjen e mandatit të Tahirit

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka kërkuar një zëri Parlamentit të mblidhet pa humbur kohë dhe ti heqë impunitetin deputetit Saimir Tahiri për ti hapur rrugë arrestimit të tij dhe ushtrimin e kontrollit në banesë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlametar të LSI Petrit Vasili në dy dalje të njëpasnjëshme për mediat në vetëm pak minuta diferencë deklaruan se çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.
Basha: I bëj thirrje kuvendit të mbledhë menjëherë komisionin e mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë. Çdo orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave. Sot është koha që cdo shqiptar i ndershëm dhe cdo deputet në kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë.
Vasili: Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi Shqipëria është më e kërcënuar se kurrë dhe qytetarët janë më të kërcënuar se kurrë, pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen.
Arrestimi i Tahirit tha Basha është momenti i parë, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama të largohet duke theksuar se tani ai është i vdekur politikisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-njezeri-kerkon-heqjen-e-mandatit-te-tahirit/

Share This Video


Download

  
Report form