Ora News – Droga në Babicë dyshohet se do të trafikohej në Itali

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Për sekuestrimin e 4 tonëve drogë në Babicë të Vlorës, Policia e Shtetit ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një gome në pronësi të Ferdinand Habilaj. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Reban Jaupi tha se droga i përkiste grupit kriminal Habilaj.
4 ton drogë të sekuestruar në fshatin Babicë të Vlorës i përkasin grupit kriminal Habilaj të ndaluar në Itali.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Reban Jaupi, bëri të ditur se është arrestuar shtetasi Armand Koçerri, si posedues i drogës, si dhe është sekuestruar një gomone në pronësi të shtetasit Ferdinand Habilaj
?Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi rezultoi 3 978 kg kanabis.Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku. Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar? informoi zëvendës/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi gjatë një konference për mediat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-babice-dyshohet-se-do-te-trafikohej-ne-itali/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS