http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekuestrimi i drogës ne Vlorë i ka shërbyer opozitës si një argument i shtuar ne aksionin e saj kundër ish-Ministrit Tahiri dhe Kryeministrit Rama. Kreu i PD-së, Basha ka përshëndetur partneret ndërkombëtare dhe Prokurorinë e Krimeve te Renda për këtë aksion, por i ka kërkuar institucioneve te arrestojnë menjëherë Sajmir Tahirin.
Basha ka komentuar edhe lëvizjet ne policinë e Elbasanit si nje taktike për te tërhequr vëmendjen nga lidhjet e trafikanteve me ish-Ministrin e Brendshëm.
Basha ka deklaruar se Sajmir Tahiri disponon prova për përfshirjen e vete Kryeministrit Rama ne trafikun e drogës.
Për te gjitha këto arsye sipas Bashes zgjidhja është largimi I Edi Rames nga posti i kryeministrit.
Një dite me pare partitë opozitare nënshkruan një deklarate te përbashkët ku kërkohej rrëzimi i Kryeministrit Rama dhe një qeverie te përkohshme anti mafia.