Report TV - Paralajmërimi i Petrit Vasilit: Janë edhe mijëra orë përgjime

Report TV 2018-05-04

Views 1

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se përpos dosjes së publikuar të Habilajve janë edhe mijëra orë të tjera përgjime për trafiqe dhe aktivitet kriminale të bandave shqiptare të lidhura me zyrtarë të lartë të qeverisë.
Aksioni opozitar
Në takim ishin një grup shumë i madh. U ndërtua një format politik pasi zhvillimet ishin shumë të rënda, katastrofik do të thosha. Janë zhvillime të cilat janë shumë të mëdha sepse vinë nga Italia.

Konfirmimi për situatën e rëndë vjen jo nga opozita por nga drejtësia Italiane. Ky kryeministër ka kohë që jo vetëm nuk kupton, pasi kuptimi i këtyre gjërave është biologjike. Shkalla e kompromentitmit të tij është shumë e rëndë.

Të gjitha akuzat dhe përfundimet që kemi bërë kishin të bënin me veprimtarinë kriminale të lidhur me drogën janë përjashtuar në mënyrë të dhunshme me nga Rama dhe ish- ministri është marrë në mbrojtjeje.

Normalisht një kryeministër që merr gjithë këto akuza duhet të kishte nisur verifikimi. Është shumë e thjeshtë, të inkriminuarit nuk reagojnë. Edhe reagimi që ka bërë ish-ministri është bërë nga presioni shumë i madh i ndërkombëtarëve.

Ka dy mundësi mbi të cilat lëvizi Rama. Ose është i kapur keq ose është i lënë nga mend. Kryeministri ka ndritur portal për verifikimin e ankesave të qytetarëve dhe nuk ka verifikuar akuzat e bërë ka dhe paturpësinë të thotë që është zhdukur 99% kanabisi. Un ka insistuar në një mbledhje të task forcës për drogën dhe kam thënë se përse vazhdojmë gënjejmë dhe themi se kemi zhdukur 99% te drogës.

Ju e dini tepsia dhe timoni për sa i përket rendit, i përkiste kryeministri. Timonin e kishte, mbrojtjen politike e kishte. Ngjarjet e fundit kanë treguar se këto zgjedhje, të parat që ka zhvilluar ky kryeministër, janë shkatërruar nga paratë e drogës. Nuk përgjonte kriminelët por përgjonte zyrtarët deti në nivelet më të larta të shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form