Report TV - Tiranë, çifti Saraçi dy orë mbi vinç, zbresin nga lartësia

Report TV 2018-05-04

Views 2

Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua dhe ish-të përndjekur politik, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 u ngjitën mbi vinç në Pallatine Kulturës në qendër të kryeqytetit, duke kërcënuar vetëflijim.

Pas gati dy orësh mbi vinç çifti pranoi negociatat me policinë dhe zbristën nga lartësia, duke u shoqëruar edhe për në komisariat nga policia.

Ndonëse ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht motivi që i çoi të ngjiteshin mbi vinç, vetëm pak dit më parë, Teuta Gjinkollari, në një intervistë për Report Tv, pranoi se jetonte në kushte të vështira, dhe fakti që ishte ish-e përndjekur e pengonte që të gejnte një punë. Ajo paralajmëroi edhe veprimin e sotëm ku tha se nëse nuk do të merrte parat e dëmshpërblimit do të vetëflijohej.

Nuk është hera e parë që njerëz kërcënojnë të hidhen nga lartësitë, vetëm dy ditë më parë 35 vjeçari i identifikuar si Sajmir Zalli kërcënoi vetëvrasje nga i njëjti vinç. Zalli zbriti pas gati 60 minutash nga vinçi, ndërsa rrëfeu se motivi që e çoi drejt këtij veprimi ishte fakti se ish-bashkëshortja nuk e linte të takonte fëmijët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS