Report TV - Durrës, 9 të arrestuar, 7 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar

Report TV 2018-05-04

Views 1

Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepele në një deklaratë për mediat ka bërë një rezyme të punës në dy javët e fundit. Ai u shpreh se janë arrestuar 9 persona në kërkim, mes tyre 7 në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe trafik droge, ndërsa dje u prangos edhe një polic, pasi pajisi me leje jashtë ligjit mikun e Lul Berishës.
Deklarata
Policia Vendore e Qarkut Durrësit ka kryer disa aksione 15 ditët e fundit, gjatë të cilave janë arrestuar e ndaluar mes të tjerëve edhe 9 shtetas shqiptarë, me precedentë të rëndë kriminalë, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

7 prej të arrestuarve janë persona në kërkim ndërkombëtar, kryesisht nga drejtësia e vendit fqinj, Italisë.

Shtetasit e ndaluar janë të dënuar ose janë në proces gjyqësor, për vepra të rënda penale të tilla si "Trafikim të lëndëve narkotike", "Krime me armë kundër personit", "Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", dhe ?Trafik personash e shfrytëzim prostitucioni", kryer ndër vite.

Share This Video


Download

  
Report form