Ministri i Financave Arben Ahmetaj mohon që përfshirja në skemën e TVSH do të përkthehet në rritje të çmimeve si e vetmja rrugë e biznesit të vogël për të përballuar kostot.
Ahmetaj iu shpjegoi 100 përfaqësuesve të këtij komuniteti të thirrur në një takim në Kryeministri se synimi i vetëm i qeverisë është për t?i mbyllur rrugët informalitetit dhe konkurrencës së padrejtë.
Ministri i Financave përsëriti se nga kjo skemë e re që do të nisë të aplikohet në Janarin e vitit të ardhshëm do të jenë të përjashtuar zejtarët, tregtarët ambulant, atë që shesin në tregje apo profesione si taksistë e berberët.
Tv Klan