Report TV - Ndërhyrje të shumta në ujësjellësin e Qaf-Thanës

Report TV 2018-05-04

Views 0

Elbasan-Ndërhyrjet shkatërrojnë tubacionet e furnizimit me ujë. Lejet për ndërhyrje janë dhënë nga Drejtoria e Baseneve Elbasan.

Ujësjellësi i Qaf-Thanës uzurpohet nga bizneset private të cilat mbarshtojnë peshk në këtë zonë. Ujësjellësi i ri është ndërtuar në vitin 2008, por sot ai është i dëmtuar në shumë pjesë të tij, shkak janë bërë ndërhyrjet e shumta nga këto biznese. Si pasojë e ndërhyrjeve disa fshatra të bashkisë Prenjas nuk furnizohen me ujë 24 orë. Këtë fakt e pohon edhe kryetarja e bashkisë së Prrnjasit, Miranda Rira.

Ujësjëllsi Qaf-Thanës prej vitesh është kthyer në molle sherri midis bashkise Prrenjas dhe subjekteve private që mbarshtrojnë peshkun. Sipas kryetares së bashkisë Miranda Rira sherri ka ardhur nga drejtoria e baseneve në Prefekturen e Elbasanit. Disa fshatra në territorin e Bashkise nuk furnizohen me ujin e pijshem 24 orë dhe herë pas here ka nderprerje. Shkak për këtë janë bërë lokalet private të cilat kanë nderhyrë në ujesjellës duke e perdorur ujin e tunelit ne Qaf-Thanë për biznesin e tyre të peshkut. Ky ujesjellësi është ndërtuar në vitin 2008, për një periudhë të shkurtë fshtrat e Prrenjasit furnizoheshin me ujë 24 orë, por kjo nuk zgjati shumë pasi ndërhyrje rinisë sërish. Ndërkohë që sot situata është thuajse e njëjtë si para ndërtimit të ujësjellësit të ri.

Sinkron Miranda Rira Kryetarja e Bashkise Prrenjas. Një problematik tjetër sipas Kryebashkiakës Rira ka qenë edhe ulja e çmimit të ujit, pasi disa banorë e keqpërdorën këtë fakt, duke e bërdorur ujin e pijshëm për vaditje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS