Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, paralajmëroi të tjera tryeza të opozitës së bashkuar kundër krimit për ti bërë ballë siç tha ajo rrezikut që i kanoset demokracisë nga krimi dhe bandat të lidhura me shtetin.
Kryemadhi tha se në krye të narkoshtetit është Edi Rama dhe kjo është këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë.
Kryemadhi: Narkoshteti përfaqësohet dhe drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Të gjitha partitë që morën pjesë ishin shumë të shqetësuara për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, rreziku që i kanoset demokracisë shqiptare, që çdo ditë e më shumë po dobësohet dhe po del jashtë kornizave të saj, inkrimini i çdo strukture shtetërore, i policisë, i shtetit, i zyrave të shtetit, inkriminimi i besueshmërisë. Njerëzit kanë filluar të mos besojnë më dhe kërkojnë zgjidhjen tek bandat dhe jo tek policia e tek shteti.Kjo është këmbanë e fortë për të gjithë shoqërinë shqiptare.Dua të theksoj se kjo ishte tryeza e parë do të vazhdojmë me të tjera; e rëndësishme është të konvertojmë në një pikë, kapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe më në fund jemi bashkë në një pikë të përbashkët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/largimi-i-rames-me-protesta-ja-cfare-thote-kryemadhi/