Ministri i Brendshëm, Famtir Xhafaj, ka folur për herë të parë për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku trafikantët e drogës përmendin ish-ministri Saimir Tahiri si të implikuar në trafikun e drogës.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje në fund të konferencës kombëtare kundër trafikimit të personave, Xhafaj tha se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Sipas tij, çështja është iniciuar nga drejtësia italiane dhe se nuk ka pse flet ministri.
?Është një çështje që nuk i përket Policisë së Shtetit, i përket drejtësisë, është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Unë bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flas pa fund dhe për asgjë. Në këtë rast, kur flet drejtësia, kur janë çështje që i përkasin drejtësisë, s?ka pse flet ministri?, deklaroi ministri.
Pyetje: Në strukturat e identifikuara, ka të bëjë me kanabizimin e vendit...
Ministri Xhafaj: Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë.
Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë.
Prisni, duroni dhe do shikoni!