Ora News – Dëshmojnë Koni, Nikolla dhe Hodaj. Asnjëri nuk fajëson Shullazin

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seanca e sotme gjyqësore në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij ka vijuar me dëshmitë e Ministres Lindita Nikolla, rektorit të UT-së Mynyr Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj.
Ata janë pyetur lidhur me kërcënimin e kandidatit Koni dhe rektorit në atë kohë Dhori Kule, në zgjedhjet e 14 prillit në Universitet.
?Në seancën e sotme asnjë nga dëshmitarët nuk e vuri gishtin mbi Emiljano Shullazin, treguan se janë kërcënuar, momentet e kërcënimit? raportoi gazetarja Keti Banushi.
Sipas Rektorit Koni, në prill 2016, dy ditë para se të përfundonte gara është ndaluar nga disa persona me makinë, është futur në makinë dhe i është kërkuar të heqë dorë nga kandidimi.
?Me 14 prill disa persona rreth orës 20:30 më kanë kërkuar që të tërhiqem nga gara. Nuk i njoh personat që me kanë kërcënuar se ishte errësirë, një ditë me vone paraqita tërheqjen. Nuk e njoh Shullazin, kam dëgjuar për të vetëm nga media. Për kërcënimin kam vene ne dijeni Dhori Kulen?.
I pyetur dhe nga vetë i pandehuri nëse personi që e kërcënoi ishte ai vetë, Koni nuk dha një përgjigje, duke u shprehur se nga media e ka marrë vesh që ka qenë Shullazi.
E njëjta gjë është thënë dhe nga Dhori Kule. Ai ka treguar në gjykatë se është vënë në dijeni të kërcënimit që ka pasur Mynyr Koni dhe ai vetë ka pasur një kërcënim të tillë. Persona me makinë e kanë ndaluar dhe i kanë thënë të mos ndikonte në dorëheqjen e Mynyr Konit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshmojne-koni-nikolla-dhe-hodaj-asnjeri-nuk-fajeson-shullazin/

Share This Video


Download

  
Report form