Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar të zhvillojë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ende nuk është përcaktuar se cila do të jetë tema e bisedës, teksa mësohet se shkak mund të jenë ndalimet e bandës italo-shqiptare në Itali, mes tyre Moisi Habilaj.
Gjithësesi takimi i kërkuar për tu zhvilluar këtë të martë nuk është realizuar teksa pritet të mbahet nesër.
Nga ana tjetër, ish-Minsitri Tahiri ka pralajmëruar një konferencë për mediat në orën 16:00 të pasdites.
Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, tha se Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë, ndërsa i kërkoi Kryeministrit arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-per-lidhje-me-habilaj-tahiri-i-kerkon-takim-llalles/