Ora News – Përgjimi i Moisi Habilaj: “30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit”

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Biznesi i drogës nga Shqipëria drejt Katanias në Itali drejtohej nga kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar? shkruan sot e përditshmja lokale Meridoneës.
Mes të arrestuarve në operacionin ?Rosa dei Venti? është dhe kushëriri i ish-Ministrit socialist Saimir Tahiri i dyshuar se fshihte biznesin e klaneve që trafikonin marijuanë nga Ballkani.
?Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, shkruan media italiane, ?në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.
Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.
Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.?
Hetimet e operacionit ?Rosa dei venti? çuan në identifikimin e bashkëpunëtorë të Habilaj në Itali. Siç është italiani Antonino Riela, pika e referimit të Habilaj në Siçili në blerjen e drogës nga Shqipëria.
Sipas medias italiane në nëntor të 2013 investiguesit italianë kanë monitoruar një takim mes Antonino Riela e vëllait të Moisi Habilaisj, Florian Habilaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pergjimi-i-moisi-habilaj-30-mije-euro-duhet-tia-jap-saimirit/

Share This Video


Download

  
Report form