Lezha do të ketë një qender komunitare e cila do të jetë në fuksion të femijeve në nevoje, kryesisht të azilanteve që rikthen në Shqipëri. Kjo qender u ngrit nga Bashkia Lezhë falë mbështetjes së tre organizateve jo qeveviritare.
Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishem përfasues të bashkisë, shërbimit social si dhe organizatave që asistuan në këtë projekt. Nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku u shpreh se ngritja e kësaj qendre komunitare përbën një risi, ndërsa garanton se kjo nuk do jetë e vetmja në këtë qytet.
?Ngritja e kësaj qendre multifunksionale ose e thënë ndryshe e kësaj qendre komunitare ku ofrohen më shumë shërbime të cilat kanë në fokus mbrojtjen ë fëmijëve dhe ekudikim e tyre si dhe edukimin familjar. Kjo qendër komunitare nuk do të jetë e vetmja, pasi shumë shpejt do të vihet në funksion qendra komunitare multifunksionale në lagjen ?Skëndërbeg?, e cila ka pikërisht në fokus problematikat sociale që kanë komuniteti rom dhe egjiptian?- ka thënë nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku.