Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shkodrës sekuestroi kokainë, armë zjarri e municione gjatë operacionit të koduar ?Doses?.
Në pranga përfundoi 35-vjeçari Anton Shpatina, ndërsa një 25-vjeçar po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Policia në një njoftim zyrtar thotë se ka rënë në gjurmët e tregtarit 35-vjeçar të drogës përmes një blerësi, i cili kishte shkuar në banesën e tij për të marrë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e Anton Shpatinës, policia gjeti dhe sekuestroi 11 doza kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Ndërkohë policia e Dibrës arrestoi një 22-vjeçar në kërkim që kultivonte dhe shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave dhe lokaleve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doses-arreston-tregtarin-e-kokaines-ne-shkoder/