Ora News – Shkatërrohet banda italo-shqiptare, kapen 20 mln euro marijuanë

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane ka rënë në gjurmët dhe ka arrestuar një pjesë të bandës italo-shqiptare e cila zhvillonte aktivitetin kriminal të trafikut të armëve dhe të drogës nga brigjet shqiptare e drejt e për tregun e zonës së Katanias e Sirakuzës me një vlerë përfitimi 20 milion euro. Policia ka arritur të vër në pranga 3 shqiptarë dhe 4 italianë ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë. Dy ditë më parë kreu i Guardi di Finacës në Bari deklaroi se gjatë këtij vitit janë sekustruar vetëm në zonën e pulias 30 ton drogë duke e quajtur Shqipërinë në Kolumbi në mes të Europës.
Policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Sicilisë ka shkatëruar gjatë orëve të fundit një bandë italo -shqiptare me aktivitet kriminal në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike e trafikimin e armëve.
Hetimet e operacionit të policisë italiane i koduar ?Rosa dei Venti?, të nisura në maj të 2015 kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3.5 ton marijuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro.
Organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një qarkullim që kapte vlerën e 20 milionë eurove.
Operaioni i kësaj të hëne ka çuar në urdhër arrestin me burg për 11 persona nga të cilët 3 shtetas shqiptarë dhe 4 italianë. 7 prej anëtarëve të kësaj bande 4 shtetas italianë e 3 shqiptarë përkatësisht Maridian Sulaj, Moisi Habilaj, Fatmir Minaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkaterrohet-banda-italo-shqiptare-kapen-20-mln-euro-marijuane/

Share This Video


Download

  
Report form