Report TV - Basha: Dako dhe deputeti i PS presion për lirimin e Durim Keçit

Report TV 2018-05-03

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ramës që të mos vendosë TVSH te biznesi i vogël. Sipas Bashës vendosja e TVSH për biznesin e vogël jo vetëm që do i rrënojë, por do të rrisë edhe çmimet për qytetarët.
?Ramën e ka kapur paniku për TVSH për biznesin e vogël. Rama po ndihmon oligarkët, dëshiron të vendosë TVSH biznesit të vogël. Të tregojë sa kontribuojnë oligarkët për taksat, Rama i mbron.

Biznesi i vogël nën 12 mln të vjetra, të mos paguajë TVSH, kështu do të rritet lufta kundër informalitetit. FMN është shprehur kundër. Mirëpresim një debat? deklaroi ai.

Më pas Basha akuzoi se kryebashkiaku i Durrësit Dako dhe një deputet i PS i kanë bërë presion policisë për lirimin e Durim Kecit, të arrestuar pak ditë më parë, pasi kërkohet nga drejtësia italiane.

?Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ftojmë gjithë gazetarët kurajozë në këtë betejë. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit persona me imunitet i bënë presion policisë, në dijeninë tonë është kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe një deputet i PS? deklaroi Basha.

Durim Keçi është arrestuar javën e kaluar edhe pse ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga Interpoli. Basha ka deklaruar më herët se Policia kishte fshehur kërkesën e Interpolit, duke akuzuar se Keçi ka lidhje politike me PS e Durrësit.

?Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale? Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore?, ? Shkatërrim prone me pasoja të rënda?, ?Trafikim të lëndëve narkotike ?,? Krime me armë kundër personit?, ? Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike? dhe? Shfrytëzim prostitucioni? parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS