Mbledhje urgjente - Masakra në Lushnje, Xhafaj: Arrestoni autorët me çdo kusht!

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë zhvilluar një takim të papritur të shtunën në komisariatin e Lushnjës.
Në bisedën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ministri i brendshëm ka kërkuar reagime konkrete nga të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me vrasjen e dy personave që u qëlluan me armë pranë komisariatit të Lushnjes.
Ministri Xhafaj mësohet se ka qenë shumë i ashpër në këtë takim me të gjithë përgjegjësit e rendit në Lushnjë.
Kreu i dikasterit të rendit mësohet se ka deklaruar në takim se do të ketë ndëshkime maksimale dhe ndjekje penale e largim nga detyra për efektivat e policisë që janë implikuar në afera apo veprime të paligjshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/masakra-ne-lushnje-xhafaj-arrestoni-autoret-do-te-kete-ndryshime/

Share This Video


Download

  
Report form