Kukësi pret Teutën në "Zeqir Ymeri". Ditën e hënë në orën 14:00 skuadra verilindore pret në shtëpinë e saj ekipin bregdetar për përballjen e tyre të parë për këtë sezon.
Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç ka folur me superlativë kundrejt ekipit durrsak pas paraqitjeve të fundit por kërkon 3 pikëshin dhe lojën e bukur të ekipit të tij pasi sipas tij ka munguar.
Edhe pse tek skuadra kuksiane mungojnë Shameti dhe Musolli verilindorët do tentojnë fitoren pasi kryesuesi aktual, Skënderbeu ka 3 pikë më shumë.