Reprt TV - Policia Rrugore vendos 1500 gjoba dhe arreston 10 shoferë

Report TV 2018-05-03

Views 0

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automejtesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejura, shkeljet e semaforit, etj.
Njëkohësisht Policia Rrugore e mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponajt, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, morën një sërë masash për sigurinë dhe mbarëvajtien e Maratonës së Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 shtetas nga vende të ndryshme të botës.

Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajties së këtij aktiviteti masiv, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u angazhuan rreth 300 punonjës Policie.Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë fundjavës, në zbatim të planit të masave nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form