Report TV - Maratona, Veliaj thyen rekordin dhe merr çmimin e mirënjohjes

Report TV 2018-05-03

Views 1

Ndonëse nuk arriti të marrë një çmim si garues në maratonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës u vlerësua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativën dhe organizimin e maratonës. Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ai që i dorëzoi Veliajt çmimin e mirënjohjes për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të kësaj maratone.
?Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona?, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa morri çmimin. Erion Veliaj arriti të thyejë rekordin e tij të një viti më parë, ai garoi në kategorinë 10 km të cilën e përshkroi për 59 minuta e 05 sekonda.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS