Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ndër revistat më të njohura në botë, Vogue i ka dedikuar një reportazh Tiranës në rubrikën e saj të udhëtimeve.
Prestigjiozja Vogue e konsideron kryeqendrën e shqiptarëve si një vend që është transformuar në një destinacion plot gjallëri.
Ndër të tjera revista shkruan: ?Tirana të impresionon si një qendër urbane shpirtërore me personalitet të fortë, formuar nga një histori e trazuar. Ashtu si Sarajeva, mrekullisht, i la pas mizoritë e viteve 90?, për tu zhvilluar në një kryeqytet të begatë të Euopës Lindore, Shqipëria i ka lënë pas dekada të tëra terrori dhe izolimi për të ardhmen.?
Ndër të tjera artikulli flet për ushqimet dhe pijet, të cilat kanë elemente jetësore dhe shoqërore të kulturës së Tiranës. Vogue interviston Bledar Kola, një kuzhinier i njohur që punoi në Londër dhe Kopenhagen i cili është shprehur se: ?Tirana është thelbi i Shqipërisë, një qytet i gjallë, plot energji dhe shpresë. Po bëhet cdo ditë e më shumë një destinacion gastronomik, i cili lejon që të eksperiemntojë me përbërës si shafrani, gjethet e egra dhe manat.?
Duke mos lënë pas plazhet e Rivierës Shqiptare dhe pamjet natyrore në juperëndim të vendit, Vogue përmend Tiranën si një vend të këndshëm dhe kozmopolitan për një aventurë bregdetare në Ballkan.
Artikulli nis dhe përfundon në një bar në zonën e ish bllokun, zonën e jetësës së familjes së diktatorit Hoxha dhe miqve të ngushtë të tij. Rrëfimi vazhdon për pijet, koktelet, muzikën dhe bandat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/lifestyle/revista-vogue-per-tiranen-destinacion-plot-gjalleri-per-nje-aventure-ne-ballkan/