Report TV - Gjykata jep arrest me burg për të fortin e Shijakut Durim Keçi

Report TV 2018-05-03

Views 1

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg ndaj Durim Keçit, i dënuar me 9 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge. Kjo ka qenë kërkesa e Prokurorisë dhe Keçi pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin.

I forti i Shijakut u bë personazh i njohur pas "luftës së fotove" mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, gjatë seancës së Kuvendit një ditë më parë.

Basha publikoi fillimisht foton e Keçit me deputetin e PS, Blendi Klosi dhe tha se Rama i ka premtuar atij se nuk do ekstradohet në drejtim të Italisë. Por dje në Kuvend ishte kryeministri Rama i cili publikoi foton e të kërkuarit nga drejtësia italiane në çadrën e PD në Bulevard.

Share This Video


Download

  
Report form