Report TV - Një pasdite me Dritero Agollin, e bija rrëfen çastet e fundit

Report TV 2018-05-03

Views 2

Një pasdite kujtimesh me Dritëro Agollin.

Kështu është organizuar ditëlindja e parë pa praninë fizike të shkrimtarit të madh në Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë 13 tetor nuk kanë munguar edhe dy libra të rinj të sapobotuar prej dorëshkrimeve të tij.

Personalitete të njohura të vendit e të politikës, miq të poetit, studiues e shkrimtarë të njohur kanë kujtuar shkrimtarin e madh në ditëlindjen e tij të 86-të.

Dritëro Agolli që ndërroi jetë më 3 shkurt të këtij viti.

E bija e shkrimtarit Elona Agolli ka sjellë në kujtesë për miqëtë e të ftuarit çastet e fundit të lamtumirës së shkrimtarit.

Do doja te rrëfeja këtë mbrëmjë një ndodhi, jo më larg se para një viti një pasdirtë timë at nuk e gjeta mirë shtrirë me ata tubat e holë të oksigjenit në hundë, më ata dy tuba në hunëde më tha duke buzëqeshur mua më kanë prishur mukozën e hundës, prandaj e bej hundën kështu dhe me një gjest e lëvizi anën e djathtë të hundës. atë pasdite ai ishte më meditues se ditët e zakonshme dhe me atë tipin e pesimizmit që e pushtonte kohet e fundit. kjo shtëpia jote ka shumë dritare, një të vogël në kuzhinë, një të madhe më pas, dy të mëdha në sallon, një të vogël. hyn vdekja në driatre dhe thotë erdha, dhe pse erdhe kaq shpejt i them, shko e merr dikë tjetër i them se ka mjaft të tjerë. Hyn më pas nga dritaret e mëdha dhe i them përsëri mos hajde te mua, më pas hyn te ajo e vogla dhe thotë përsëri erdha, po hajde e të këndojmë i them por mos harro merr disa që dinë të mbajnë iso dhe nëmura doli për të gjetur iso e nuk i gjeti dot.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS