Ora News – Fruthi afër Shqipërisë, Ekspertët: Më të rrezikuar fëmijët e pavaksinuar

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sëmundja e fruthit është shumë pranë Shqipërisë, ndaj autoritet shëndetësore rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve të vegjël. Fruthi ka prekur aktualisht vendet fqinjë, ndërsa Kosova shënoi për fat të keq viktimë e parë në këtë sezonë. Erida Nelaj nga institutit i shëndetit publik bën të ditur se 2 deri në 3 % e fëmijëve 1 vjec janë të pa vaksinuar, duke rritur rrezikun për tu prekur nga fruthi dhe sëmundje të tilla.
Nelaj: Gjithmonë vlerësohen rastet që mund të jenë fruth. Nëna duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Mënyra e vetme kundër fruthit është vaksinimi.
Simptomat janë të njëjta me ato të një gripi të zakonshëm, ndërsa studimet tregojnë se propabilitieti i të infektuarëve është 1 fëmijë me këtë sëmundje mund të infektojë 12 të tjerë.
Nelaj: Fruthi është një sëmundje shumë e rrezikshme. Shkakton komplikacione deri në vdekje.
një dozë e vaksinës bëhet ne vitin e pare te jetës dhe tjera ne moshën 5 vjeçare. Fruthi është një sëmundje infektive, virusi i të cilës përhapet përmes kollitjes dhe teshtitjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/fruthi-afer-shqiperise-ekspertet-me-te-rrezikuar-femijet-e-pavaksinuar/

Share This Video


Download

  
Report form