Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shpall Kaninën zonë të mbrojtur. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot në Vlorë.
Rama: Në mbledhjen sapombyllur të qeverisë një ndër vendimet e qeverisë ishte shpallja e Kaninës zonë e mbrojtur. U miratua dhe rregullorja e administrimit të saj dhe sigurisht do të pasojë dhe një program i financuar për rilindjen e të gjithë këtij fshati të mrekullueshëm dhe për sistemimin e gjithë asaj zonë që tashmë është zonë e mbrojtur e trashëgimisë tonë kulturore.
Rama gjithashtu bëri me dije se Këshilli i Ministrave mori vendim për të çuar drejt realizimit projektin e qendrës së njësisë administrative Brataj ku u aprovua dhe fondi i shpronësimeve.
Rama paralajmëroi se qëndrimi dy ditor në Vlorë hap siparin e një sëri takimesh në të gjitha qarqet e vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-shpall-fshatin-e-kanines-zone-te-mbrojtur/