Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 8 mijë banorët e fshatrave Zharrëz, Frashër dhe Sheqishtë nuk do të përballen më me përmbytjet e përvitshme gjatë sezonit të shirave
Kompania Bankers Petroleum në bashkëpunim me Bashkinë Patos po kryejnë pastrimin dhe rehabilitimin e Përroit të Zharrzës, falë një investimi me vlerë prej 120 mijë dollarësh
Rajmonda Balili, kryebashkiake e Patosit: Gjej rastin të falënderoj kompaninë Bankers për bashkëfinancim të përroi të Sharrzës prej 5 km.
Përroi i Zharrzës që nis nga rezervuari i këtij fshati ndërmjet disa fshatrave nuk është mirëmbajtur prej afro 3 dekadash, çka ka bërë që sentimenti i depozituar dhe bimësia e rritur përreth tij të pengonte rrjedhjen normale të ujërave. Vetëm gjatë dimrit të kaluar u përmbytën mbi 200 shtëpi dhe 100 hektarë tokë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Balili: Brenda një periudhe të shkurtër shpresojmë të arrijmë atë që kemi planifikuar që të mos shkaktojë ato përmbytje gjatë gjithë këtyre viteve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bankers-petrolium-120-mije-usd-per-rehabilitim-e-perroit-te-zharrezes/