Tirana është gati për të mirëpritur rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që do të marrin pjesë në maratonën që do të mbahet të dielën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët e Maratonës për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi. Kryebashkiaku deklaroi se Maratona e Tiranës do të jetë një festë sportive dhe që do t?i japë një impuls pozitiv edhe ekonomisë së qytetit.
?Këto dy ditë janë vendimtare për mënyrën se si do të performojë qyteti për maratonën. Është hera e parë që maratona është e certifikuar ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë që edhe do monitorohemi në këtë aspekt, megjithatë besoj se do jetë një festë e madhe për të gjithë Tiranën. Ne presim si vrapues profesionistë rreth 2500 atletë nga 40 vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa, pra është edhe një mundësi fantastike për të prezantuar si një kartolinë qytetin e Tiranës?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës në takimin me përfaqësues të institucioneve dhe aktorëve të tjerë që janë marrë me organizimin e kësaj ngjarje sportive dhe jo vetëm.
Ai theksoi se Maratona është një mundësi shumë e mirë për promovimin e qytetit dhe ekonominë e tij. Sipas tij, falë numrit të lartë të pjesëmarrësve thuajse të gjitha hotelet në Tiranë janë rezervuar. ?Ne jemi në një situatë sot ku çdo shtrat hoteli është i rezervuar në Tiranë. Në këtë sens është diçka e mirë edhe për ekonominë e qytetit. Dua t?u bëj thirrje të gjithë restoranteve, bareve e lokaleve që të jenë mikpritës e të prezantohemi sa më mirë?, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj bëri të ditur se ndryshe nga një vit më parë, maratona do të jetë krejtësisht urbane, ku do të përshkruajë rrugët kryesore të qytetit. ?Kësaj here kemi një itinerar ndryshe të maratonës. Nëse herën e parë kishim një sistem linear në autostradën Tiranë-Durrës, tani kemi atë që quhet ?city marathone?, pra një maratonë e fokusuar tek qyteti. Kjo do të thotë që do të jetë aksi i bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, ?Zogu i Parë? i gjithë rreth rrotullimi i Unazës së Vogël me një hyrje në Bllok në rrugën ?Ibrahim Rugova?, pastaj pranë Gardës për t?u rikthyer sërish tek sheshi ?Nënë Tereza?, që janë fillimi dhe fundi i maratonës, pak a shumë akset që do përshkrohen. Për vrapuesit profesionistë do përdoret edhe aksi i rrugës së ?Kavajës? deri tek Kisha Ortodokse, sepse gara është kalkuluar që të ketë 3 xhiro nga 7 për profesionistët dhe 2 xhiro nga 5 për të tjerët?, tha Veliaj.
Ai theksoi se ajo do të zhvillohet në 4 kategori, duke filluar nga profesionistët, amatorët dhe personat me aftësi ndryshe. ?Gara e parë do jetë krosi i të rinjve, ndërkohë që do të kemi disa gara të tjera për persona me aftësi të kufizuar. Kemi një numër më të lartë se vjet, i jep shumë dinjitet qytetit kur edhe personat me aftësi të kufizuara respektohen, kanë një garë të tyren të veçantë. Shumë prej tyre i kam parë të stërviten në Tiranë, është ...