Stop - S(t)alla e parlamentit në ngërc; pajisja tek onkologjiku jashtë funksionit! (12 tetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Parlamenti u mblodh sot sërish në seancë plenare, por si edhe të enjten e kaluar, nuk mundi të zhvillojë punime normale. Një incident mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruci dhe deputetit demokrat Flamur Noka dhe përjashtimi i këtij të fundit, bllokuan seancën, që u pezullua pa rezultat.

Nga ana tjetër, pas transmetimit në ?Stop?, autoambulancat që e shndërronin QSUT-në në varrezë makinash u hoqën nga ambientet e spitalit.Nga ana tjetër në pavionin onkologjik prej ditësh nuk punon aparatura e rrezeve. Personeli thotë, se kur të rregullohet do t?u telefonojnë pacientëve, që kanë nevojë për këtë shërbim.

Qytetarja ? Më fal të të pyes: Di gjë janë rregulluar këto aparaturat e rrezeve?

Pacientja ? Të rrezeve, jo!

Qytetarja ? Akoma?

Pacientja- Jo!

Qytetarja ? Po sa ditë u bënë?

Pacientja ? I kishte thënë: nga java tjetër do rregullohen.

Qytetarja ? Po sa ditë u bë?

Pacientja- Po, po bën, që të hënën, është prishur. E hënë, e martë ,e mërkurë.

Qytetarja ? Këto aparaturat e kimio-terapisë, kur do rregullohen?

Recepsionistja ? Të rrezeve?

Qytetarja- Po! Të rrezeve.

Recepsionistja ? Nuk e di. Ato kanë numra telefoni, ato laborantët, të gjithë pacientëve. Kur rregullohen, i marrin vetë.

Qytetarja ? Desha, të pyesja pak, për këto rrezet.

Roja? Këtu, aparaturat këtu.

Qytetarja ? Po!Kur do rregullohen?

Roja ? Nga java tjetër.

Qytetarja ? Janë rregulluar aparaturat, apo jo?

Mjeku- Është difektu një pjesë, e kanë porositur dhe është duke ardhur. Do e montojmë.

Qytetarja ? Do vonohet shumë?

Mjeku- Nuk e di, javën tjetër patjetër, që rregullohet. Por për këtë javë, nuk e di.

Share This Video


Download

  
Report form