Qindra qytetarë, biznese, profesorë dhe antarë të shoqërisë civile kanë nisur një marshim në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? për t?i thënë jo informalitetit në Shqipëri.
Kjo është hera e parë që njerëz të thjeshtë e të rëndësishëm bëhen bashkë për kauzë kaq të ndjeshme, por që deri më sot askush nuk ka ngritur zërin. Tullumbacet e zeza ishin simboli i këtij tubimi paqësor. Ato treguan simbolikisht njollën e zezë që ka informaliteti në ekonomi, akrën e shtetit e xhepat e sipërmarrësve të ndershëm.
Marshimi zgjati 30 minuta, për t?u ndalur më pas në fjalimet e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit ku u kërkua sensibilizimi i të gjithë shqiptarëve për këtë gangrenë të ekonomisë.
Bizneset mbështetën nismën për të përfshirë në skemën e tvsh-së edhe biznesin e vogël e për t?i dhënë fund evazionit në këto shkallë të ekonomisë. Profesor Ardian Civici tha se ky mesazh nuk është në dëm të biznesve të vegjël, por në favor të tyre.
Sllogani ?Për një ekonomi më të drejtë? ftoi të gjithë që të luftojnë në formën e tyre ekonominë informale. Aktualisht Shqipëria vlerësohet me një nivel të lartë të ekonomisë informale e cila varion nga 35- 40% të prodhimit të kombëtar të vendit.