Kreu i Partisë Demokraitke, Lulzim Basha, ka reaguar pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka nga punimet e Kuvendit. Basha ka akuzuar për këtë kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi, duke thënë se këta dy duhen përjashtuar, pasi kanë thyer rregulloren.
Sipas kreut të demokratëve, Noka nuk ka thyer aspak rregulloren, pasi ai kërkoi fjalën për procedurë për të kërkuar përjashtimin e Ramës. Ky i fundit, sipas Bashës, ka përdorur një fjalor rrugaçërie në sallën, teksa po fliste në foltore ish-kryeministri Berisha.
Më tej, Basha akuzoi ashpër Ramën, duke thënë se opozita ka fakte e prova për lidhjet e tij personale me krimin dhe vendi për ta treguar këtë është Kuvendi.
"Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën, sepse bandat janë në aleancë me të. Sot opozita është gati ta ballafaqojë atë me faktet e lidhjes së tij personale me krimin. T?iu tregojmë shqiptarëve lidhjet personale të Ramës me krimin. Rama e di këtë, sepse ne e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është në Kuvend. Kur Berisha po fliste, Rama përdorte fjalë të ndyra, jo ato që thoni ju, por fjalë rrugaçërore, që më vjen turp ti them. Përdori fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi. Për këtë Noka kërkoi fjalën, që të kërkonte përjashtimin e Ramin. Ruci po e fut parlamentin në një kolaps për javën e tretë, me urdhër të Ramës. Nuk është rastësi që krimi bën ligjin, por pasojë e bashkëpunimit të Ramës me krimin. Janë bashkë në pushtet dhe kontrollin e ka krimi, ne kemi fakte konkrete. Rama dhe Ruci ja ka dalë për dy javë të shtyjë ballafaqimin", tha Basha.