Report TV - Aktorin e madh e lënë pa role ‘Euridita’ rikthen Niko Kanxherin

Report TV 2018-05-03

Views 2

Aktorit 70-vjeçar, Niko Kanxheri, edhe pse është i vlerësuar si emër i madh në kimema e teatër, institucionet nuk i kanë ofruar role prej vitesh.
Kanxheri është rikthyer në Teatrin Metropol për të luajtur për herë të parë një dramë moderne. Ai është ngjitur në skenë me rolin e Babait në shfaqjen ?Euridita?.

?Është hapur një opinion që unë e kam baktisur këtë punë. Kjo nuk është vërtetë. Unë të paktën si aktor kam një maçok brenda që nuk më lë rehat, më gërryen vazhdimisht. Sigurisht që një aktor bënë një përzgjedhje, ta marrë këtë pjesë apo të mos e marr këtë rol. Por unë nuk kam pasur oferta. S?më kanë ardhur ofertat për në teatër. Dhe erdhi një ditë që më ra telefoni për këtë rol dhe ja unë kuturisa dhe e pranova?, tha aktori i njohur

Niko Kanxheri interpreton me një fizionomi tërheqëse një personazh që jeton në nëntokë, ku zhvillohen ngjarjet dhe ritakohet me Euriditën. Skena e vdekjes rikthehet në skenën e kujtimeve të dashurive të humbura.

Share This Video


Download

  
Report form