Në gjyqin ndaj 11 lazaratasve të akuzuar për vrasjen e efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha, kanë dëshmuar dy kolegët e tij Perlat Shpani dhe Jetmir Isaj të cilet kanë qenë atë ditë me shërbim.
Me interes ishin fjalët e Isajt i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Oficeri sqaroi para togave te zeza se ka qenë i ulur në furgonin që u qëllua ngjitur me viktimën.
?Befas filluan të shtenat të cilat nuk kuptohej se nga vinin. Nuk shikonim asgjë. Në një moment pashë që Ibrahimi u rrëzua dhe unë isha plagosur?, tha në dëshminë e tij Isaj. Ndërsa Perlat Shpani u shpreh se ishin njoftuar në radio se oficerët ishin qëlluar dhe kishte të plagosur.
Sipas tij ata kanë hyrë me një makinë të blinduar në fshat dhe kanë parë se furgoni i policisë ishte qëlluar dhe kishte të plagosur. Dëshmitë e oficerëve u morën me dyer të mbyllura për shkak të sigurisë së tyre.
Qëllimi i 11 të rinjve, sipas hetimeve të prokurorisë, ishte largimi i policisë nga Lazarati dhe rikthimi i gjendjes së mëparshme ku do të ishin të lirë të kultivonin kanabis.