Ora News – “Butrinti”, Kumbaros i “ikin” dritat në komision!

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë kohës që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po raportonte pranë komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik rreth një ndërtimi brenda parkut kombëtar të Butrintit, në komision fiken papritur dritat. Mungesa e energjisë zgjati pak sekonda, çka u shoqërua me ?shkelje syri? nga ana e ministres Kumbaro.
Gjatë mbledhjes, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, shprehu shqetësimin për projektin, ndërsa theksoi se ministria e Kulturës nuk ka lejuar as media në zonë, duke mos lejuar transparencë.
Vokshi: Informacioni është i mangët. Të gjitha pikëpyetjet nuk marrin përgjigje shteruese. Për të gjitha ato çështje që nuk do të marrim përgjigje mund ta thërrasim ministren në një rast të dytë. Është identiteti kombëtar në pikëpyetje. Është një trashëgimi botërore. I gjithë procesi është bërë në mënyrë jo transparente. Nëse ju pengoni mediat që të investigojnë të gjitha këto ngrenë hije dyshimi në atë ju e keni lejuar dhe disa profesionistë e quajnë krim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/butrinti-kumbaros-i-ikin-dritat-ne-komision/

Share This Video


Download

  
Report form