Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Peqin, pasi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen ?Xhami?, ku u plagos me thikë një person. Mësohet se është arrestuar shtetasi Klaus Cani, 41 vjeç banues në Peqin.
Ndalimi i tij u bë në Peqin pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, pasi më datë 06.10.2017, në Lagjen ?Xhami? Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.