Aktori Mirush Kabashi ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan.
Kabashi rrëfeu fillimet në aktrim, teksa tha se pas 4 vitesh në aktrim për shkak të diktaturës së asaj kohe është detyruar të punoj në ndërmarrjen e hekurudhave. Sipas Kabashit shkak ishte babai I tij dhe një dajë të cilët kishin mbaruar shkollë amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Por pas rreth dy vitesh punë në hekurudhë, Kabashi I?u rikthye sërish aktrimit.
?Im atë kishte shumë dëshirë ti shkollonte fëmijët e tij, por dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishin në shkollë dhe regjimi i asaj kohe nuk lejonte më shumë se dy fëmijë me arsim, ndaj edhe konkurova në Akademinë e Arteve. Mua më pëlqente shumë aktrimi dhe fillova. Përpara ?90 ne nuk njihnim vetveten, pas prishjes së sistemit artistët morën përgjegjësinë për të qenë zëdhënës të popullit. Pas 4 vitesh pasi punova si aktor detyrohem të punoj në ndërmarrjen e hekurudhave për shkak të problemeve biografike. Im atë dhe një nga dajat kishin mbaruar shkollë amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Drama të tilla nuk do t?i uroja askujt?, tha Kabashi.