“Karburantet të heqin tabelat reklamuese të çmimeve”

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Të gjithë karburantet në Shqipëri duhet të bëjnë lëvizjen vullnetare të tabelave, ku reklamohen çmimet dhe të mënyrës se si ndriçohen.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka thirrur në një takim operatorët e këtij tregu dhe u ka dhënë disa ditë afat për të gjetur një model të ri se si do të bëhet reklamimi, sëbashku me zyrtarë të ministrisë, përndryshe Inspektoriati i Territorit dhe Autoriteti i Rrugëve do të nisë prishjen e tyre.

"T'u lihen disa ditë afat pasi dhe ju kërkoni masat tuaja, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor. Përndryshe, jemi të detyruar që të ndërhyjmë ligjërisht. Preferoj më përpara dialogun dhe zgjidhjen me mirëkuptim".

Tabelat e karburanteve, të cilat reklamojnë çmimet bëhen shpesh burim aksidentesh pasi shpërqendrojnë shoferët nga sinjalistika rrugore. Një pjesë e mirë e karburanteve kanë ndërtuar gabim edhe rrugët hyrëse dhe dalëse, duke shkaktuar në jo pak raste aksidente.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS