VLORE-Një çift të moshuarish në qytetin bregdetar kanë denoncuar se tre persona i kanë grabitur nën kërcënimin e armës duke u marrë paratë, telefonat, një varëse dhe sende të ndryshme në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen '' 1 Maj''. Në banesë kanë qenë Resmi Osmenaj 81 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij Sanie Osmenaj 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre persona ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë vjedhur disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.
Ata tregojnë se autorët i kanë kërcënuar se nëse do të lajmëronin policinë do t?i vrisnin. ?I ranë ziles. Ishin tre veta me automatik, na qëlluan dhe na shtrinë në shesh, na shtynë. Na kërcënuan se po të lajmëronin policinë do ta bënin shoshë. Ishte ora 11:00 e natës? deklaruan çifti i të moshuarve Resmi dhe Sanie Osmenaj.