Dëshmia në gjyq, Haki Çako: Dhori Kule më tha se ishte kërcënuar nga Shullazi

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka deklaruar në seancën ndaj Emiljano Shullazit se Dhori Kule i kë thënë që është kërcënuar nga Shullazi.
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se në seancën e sotme tek Krimet e Rënda Haki Çako ka pretenduar që është vënë në dijeni për kërcënimin nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ai ka thënë se ka pasur një takim me Nikollën dhe bashkë me të edhe me rektorin në atë kohë Dhori Kule i cili i ka përmenduar që një nga personat që e ka kërcënuar kishte qenë Shullazi.
Dëshmia e Saimir Tahirit
Ish-ministri Tahiri ka deklaruar se e ka marrë informacionin për kërcënimin nga një denoncim publik i bërë nga ish-kryeministri Berisha
Tahiri ka deklaruar se pse Berisha nuk është marrë në pyetje në lidhje me mënyrën si e kishte marrë vesh këtë kërcënim
kjo ka bërë që ai të replikojë disa herë.
Ai ka thënë se e ka vlerësuar denoncimin publik dhe kishte thirrur në zyrë edhe Konin dhe Kulen.
Sipas Tahirit asnjëri nga të dy nuk ka pretenduar që e njihte personin kërcënues. Gjithësesi ai ka thënë se për këtë gjë ka thirrur drejtuesit e policisë.
Në seancën e 3 tetorit dëshmoi Adriatik Kërçuku

Në seancën e 3 tetorit u dëgjuan katër dëshmitarë. Biznesmeni nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit i ka ndodhur një shpërthim tritoli në janar të 2016-ës, deklaroi në seancë se nuk e njihte Shullazin.
Edhe dëshmitarët e tjerë thanë para gjykatës se nuk e njihnin të pandehurin dhe nuk kishin patur lidhje me të.
Të gjitha dëshmitë e tyre u kundërshtuan nga prokuroria pasi nuk përputheshin me ato që kishin dhënë më herët gjatë hetimeve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shullazi-deshmojne-tahiri-cako-koni-dhe-kule/

Share This Video


Download

  
Report form