E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (08 tetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 22 vite nga koha kur janë divorcuar, si Fiqiretja edhe Kamberi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti që në kohën që jetonin bashkë.

Juristja Eni Çobani e cilëson këtë rast si një nga ato që të lejnë pa fjalë dhe tregon se ka qenë shumë e vështirë për të që të sjellë protagonistët në këtë seancë ndërmjetësimi.

"Unë quhem Fiqerete Malka, mbaj mbiemrin e burrit, ish - burrit sepse mbaj mbiemrin e tre fëmijëve të mi. Jam divorcuar në '96, por unazën e martesës nuk e kam hequr dhe i vura rreth kokës, do të ushqej fëmijët e mi, 35 vjeç, në lulen e rinisë! Nuk e kam hequr për 22 vjet sepse kam tre fëmijë, i kam në krahë, i kam në dorë! "

Fiqeretja tregon rreth njohjes, dashurisë, jetës së tyre sëbashku dhe për konfliktet, që nisën në vitin 1996. Ndërhyn Kamberi, i cili thotë se konfliktet kanë nisur në vitin 1995, pasi ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo.

Kamberi - I kam thënë je menduar?

Fiqeretja - Pse s'e mora?

Kamberi - Ta shpjegoj unë tani. I kam thënë je menduar, po. Je menduar mirë se unë po e nisa nuk do kthehem më mbrapsht? E di i gjithë fshati. Ka rënë në kanal me të!

Fiqeretja - Mund të marrësh një dëshmitar zonja Eni. Ça dëgjoni atë ju.

Kamberi - Pastaj kam bërë divorcin.

Fiqeretja - Turp! Ato gabimet e tua mbaji për vete.

Kamberi - S'kam bërë asnjë gabim. Jam bërë pishman se bëra 15 vjet burg? Jam krenar se të çova ty me shkollë.

Fiqeretja - Jo, nuk është aspak e vërtetë se unë kam 3 fëmijë dhe mund t'ju jap numrin e telefonit e kujt të doni për këtë që më akuzon ky mua. Këtë akuzë unë e kam denoncuar në prokurori, verifikojeni dhe çështja është akoma në prokurori.

Kamberi - Të la rrugës, të gënjeu, të la!

Arditi - E ke parë me sytë e tu?

Kamberi - Ishte infermiere, nuk ishte agronome që bridhte nëpër misra! E kam parë!

Fiqeretja - Infermiere, punoj në çdo familje ...

Kamberi - Nëpër misra e nëpër kanale?! Mos e dëgjoni se janë gënjeshtra!

Fiqeretja - Nëse unë kam dashur tjetër njeri, siç thotë ky, e kam thyer këmbën, Zoti m'i theftë të dyja këmbët para gjithë shqiptarëve. Nuk ka me çfarë të justifikohet se është i mbytur.

Fiqeretja rrëfen se punonte 24 orë në maternitetin e fshatit dhe se gjithë familjarët i ka rreth e qark punës. Ajo tregon se kur ishin në konflikt e sipër, Kamberi dashuron dikë tjetër dhe e sillte në shtëpi, fakt të cilin mund ta aprovojë dhe e bija e tyre. Kamberi është martuar në Patos të Fierit dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë një vajzë, e cila tani është 18 vjeç.

Por Kamberi thotë se nuk është e vërtetë, pasi ajo vepron ndryshe nga ato që thotë. Fiqeretja thotë se e ka gjetur bashkëshortin dorë për dore me këtë femër, një ditë pasi ata ndanin të njëjtin krevat. Ndërsa ai e kundërshton, duke thënë se kjo ka ndodhur 2 vite e gjysmë pasi ishin divorcuar.

Sipas Kamberit, ata u divorcuan në vitin 1996 sepse Fiqeretja dashuronte një person ...

Share This Video


Download

  
Report form