Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur ndryshime te drejtuesit e Prokurorive të Tropojës dhe Kukësit. Artur Ismailukaj, deri tani drejtues i Prokurorisë së Tropojës, transferohet drejtues në Prokurorinë e Kukësit. Ndërsa në krye të organit të akuzës së Tropojës emërohet Artan Shtrungza, që deri tani mbante detyrën e prokurorit në këtë institucion.