Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bizneset shqiptare kanë ngritur si shqetësim kryesor mungesën e konkurrencës dhe gjetjen e financimeve. Në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë për gjendjen e ndërmarrjeve në 6 muajt e parë të këtij viti konstatohet se ka pasur një përkeqësim të konkurencës ,të gjetjes së tregjeve dhe financimeve.
Ndërmarrjet shqiptare ankohen se po vuajnë mungesën e konkurrencës, gjetjen e tregjeve dhe mundësive për financim. Këto gjetje janë publikuar në raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë për 6 muajt e parë të 2017.
Vrojtimi i bërë ka nxjerr në pah se gjatë pjesës së parë të vitit 2017, konkurrenca është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë dhe vijon të konsiderohet nga të gjithë grupet e ndërmarrjeve si problemi kryesor në aktivitetin e tyre.
Gjetja e tregut për shitjen e produkteve gjithashtu vlerësohet si një tjetër faktor i rëndësishëm kufizues për të tre grupet e ndërmarrjeve, por veçanërisht më e ndjeshme është për kompanitë e vogla dhe të mesme.
Po ashtu edhe problematikat lidhur me aksesin në financim janë vlerësuar në rritje për ndërmarrjet e vogla, ndërsa kostot e financimit janë vlerësuar në rënie për ndërmarrjet e mesme e të mëdha. Ecuria e shitjeve vlerësohet në rënie për ndërmarrjet e vogla ndërsa është pozitive për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/veshtiresite-e-bizneseve-bsh-konkurrenca-mbetet-problemi-kryesor/