Dy variante per futjen e biznesit te vogel ne TVSH

RTV KLAN 2018-05-03

Views 3

Janë afërsisht 60 mijë biznese që tashmë do të futen në zinxhirin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ministria e Financave është duke përgatitur draftin, por ende nuk ka vendosur se sa do të jetë kufiri i ri që qeveria do të caktojë si prag për t?u bërë subjekt i kësaj skeme.

Burime nga ky dikaster thonë për televizionin Klan, se zyra e politikave fiskale është duke llogaritur të gjitha efektet financiare që priten nga heqja e fashës. Varianti i parë është rikthimi i normës ligjore të vjetër ku të gjithë bizneset nga 0-2 milion lekë qarkullim vjetor të mos kenë TVSH, dhe pas kësaj fashe çdo sipërmarrës të jetë pjesë e sistemit. Ky mund të jetë një nga variantet më të mundshme pasi edhe efektet ekonomike ? sociale të tij janë më të vogla.

Versioni i dytë është që të gjithë bizneset pa përjashtim bëhen pjesë e zinxhirit të TVSH-së. Futja edhe për pragun nën 2 milion lekë, duke përfshirë çdo subjekt të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, do të detyronte shumë kategori për të përdorur kasë fiskale, që nga fermerët e deri te shitësit në tregjet e vogla.

Gjurmimi i zinxhirit të kësaj takse ul evazionin fiskal dhe bëhet më e lehtë për sistemin e tatimeve për të kuptuar rastin kur fshihen të ardhurat.

Që prej vitit 2015-të, kur pragu për tu përjashtuar nga TVSH u rrit nga 2 në 5 milion lekë në vit, arkëtimi i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin ka rënë me 60% krahasuar me planin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form