Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paga e një mësuesi në katër vitet do të shkojë 63 mijë lekë, nga 45 mijë lekë që është aktualisht. Qeveria parashikon rritjen e pagave gjatë këtij mandati në masën 40% për mësuesit dhe reflektimi i parë do të parashikohet në buxhetin e 2018.
Në buxhetin e vitit 2018, parashikohet rritja e pagës së mësuesve. Në fakt, qeveria ka projektuar që përgjatë këtyre 4 viteve të mandatit të dytë, rritja e pagës të bëhet në masën 40%.
Një mësues aktualisht ka një pagë prej 45 mijë lekë, dhe me rritjen e parashikuar nga qeveria një arsimtar në krye të katër viteve do të marrë një pagë prej 63 mijë lekë.
Ministrja Nikolla e dha këtë lajm të mirë në prani në mësuesve në shkollën ?Kushtrimi i Lirisë?.
Nikolla: Edhe në mandatin që shkoi ne kishim një rritje të pagës së mësuesve. Do të jetë patjetër një premtim i mbajtur edhe në këtë mandat. Është një mandat që i dedikohet terësisht mësuesit.
Brenda 100 ditë të para të qeverisjes, Ministria e Arsimit do të trajnojë 2200 mësues të cilët kanë dalë dobët në vlerësimin e bërë në vitin 2016.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pagat-e-mesuesve-ja-sa-do-paguhen-pas-kater-vitesh/