Lezhë - Vidhen kabujt, e gjithë shëtitorja e Drinit pa ndriçim

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

360 metër kabuj që furnizojnë me energji ndriçuesit e shëtitores së re përgjatë lumit Drin në Lezhë, janë vjedhur nga persona të paidentifikuar. Vjedhja e pronës publike është një fenomen jo i ri në këtë qytet, ndaj edhe Bashkia ka projektuar vendosjen e kamerave por që ende nuk po realizohet për shkak të mungesës së fondeve. Bashkia apeloi qytetarët të ruajnë pronën publike.
Dëmtimi dhe vjedhja e pronës publike në Lezhë ka prekur edhe shëtitoren e re përgjatë lumit Drin.
Kështu, mësohet se janë vjedhur 360 metra kabull që furnizojnë me energji ndriçuesit e shëtitores së lumit Drin, ndërsa të njëtjin fat kanë patur dhe kabllot e ndriçimit përgjatë rruges së kalasë dhe segmenteve të tjera të qytetit.
Përballë kësaj situate, Drejtori i Shërbimve në Bashkinë Lezhë Ndue Lushi ju bën apel qytetarëve që ta ruajnë pronën publike.
Ndue Lushi:Çdo pronë publike, çdo investim i bashkisë nuk është për bashkinë dhe administratën, është për komunitetin dhe të gjithë jemi bashkëpronarë dhe bashkëpërdorues të këtyre vlerave që me taksat e qytetarëve bëhen.
Lushi shton se Bashkia ka një projekt për vendosjen e kamerave në qytet, por mungojnë fondet për realizimin e tij.
Ndue Lushi: Duhet që rrugët e qytetit, sidomos rrugët kryesore të qytetit të monitorohen me kamera në mënyrë që keqbërësit të jenë përballë verifikimeve.
Sipas Bashkisë të gjitha rastet e dëmtimeve të pronës publike janë denoncuar në polici, por që nuk ka patur asnjë person të ndaluar apo proçeduar për këtë çështje.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/vidhen-kabujt-e-gjithe-shetitorja-e-drinit-pa-ndricim/

Share This Video


Download

  
Report form