http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e Himarës kundërshtojnë prishjen e 22 objekteve që do t?i hapin rrugën zbatimit të planit për rivitalizimin e qendrës së qytetit.
Banoret kërkojnë të futen te gjithë në takim dhe jo sipas listave emërore qe janë përgatitur. Ne vendin ku te dërguarit e qeverise zhvillonin dëgjesën publike, ata kishin vendosur parulla ku shkruhej: ?Himara e krishtere nuk do skllavërohet. Larg nga toka jone oligarkët dhe mafia?.
Dëgjesa publike me banorët në Himarë pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Në takimin me banoret merr pjesë Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Jogo Goro.
Me herët nga Vlora, Gjiknuri premtoi se do te zbatohet ligji, ndërsa banoret pretendojnë shpronësim jo vetëm për objektet qe pritet te shemben, por edhe për truallin ku ato jane ndërtuar.