Analisti Mustafa Nano këtë të enjte në ?Opinion? shpjegoi pse ?ngriti tonin? në emisionin e kaluar përballë Imamit Elvis Naçi.
?Unë e prapagjykoj Islamin. Unë flas ngaqë e njoh. Kam disa vjet që jam fokusuar tek studimi i feve, është një dell që më ka kapur në planin akademik. Më ka pasionuar kjo fushë dhe jam thelluar në mënyrë të veçantë edhe tek Islami. Dhe ndonjëherë edhe shokohem, edhe kjo ishte edhe arsyeja që u çuan tonet në emisionin e kaluar dhe nuk jam krenar që u çuan tonet. Nuk më pëlqen që çohen tonet.?
Në vazhdim ai tha se tek myslimanët shikon ndonjëherë se ata nuk u dalin për zot as mesazheve Kuranike.
?Në Kuran thuhet germë për germë se burri është një shkallë më lart se gruaja. Edhe Redi edhe Imami më kërcyen athua se unë po sajoja ndonjë gjë. Nuk më erdhi mirë që nuk e pranuan.?