Gjirokastra nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qytetin italian

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Gjirokastrës ka nënshkruar marrëveshje miqësie me Maceratën në Itali, për të forcuar lidhjet në sektorë të rëndësishëm si turizmi, kultura dhe arsimi.
Kryetarja e Bashkisë së qytetit të gurtë, Rami dhe kryebashkiaku i Maceratës, Romano Carancin thanë se marrëveshja do të nxisë bashkëpunimin për një zhvillim më të shpejtë të Gjirokastrës.
Romano Carancin: ?Erdhëm me shumë kureshtje në këtë vend magjik. Në Itali do të marr përshtypjet më të mira dhe do të përcaktojmë se si dy qytetet mund të bashkëpunojnë në sintoni për të sjellë zhvillimin në Gjirokastër dhe bashkëpunime të frytshme.?
Gjirokastra dhe Macerata e kanë testuar përvojën e tyre në bashkëpunime të tilla, përmes disa projekteve ku më i fundit është mbështetja që Gjirokastra dha për qytetin italian në kandidimin si kryeqyteti i kulturës për vitin 2020.
Po ashtu, bashkëpunime ka pasur në fushën e arkeologjisë ku interesi i profesorëve italianë ka sjellë një sërë gërmimesh dhe punë studimore në luginën e Drinos.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjirokastra-nenshkruan-marreveshje-miqesie-me-qytetin-italian/

Share This Video


Download

  
Report form